Naim Abazi si Edi Rama, i mbyll sytë Mihrijes në mes të dasmës dasmë: Kush jam? (VIDEO)

Mihrija Braha dhe Naim Abazi janë një ndër çiftet më të dashur të ekranit. Së fundmi, çifti nga Kosova kanë marrë pjesë në një dasmë, ku nuk kanë munguar momentet humoristike. Ata kanë rikrijuar momentin epik kur Edi Rama i mbylli sytë Albin Kurtit në Berlin, veprim që u bë menjëherë viral.

Teksa Mihrija po jepte një intervistë për mediat në Kosovë, partneri i saj Naimi i mbylli sytë. Të njëjtën gjë bën më pas dhe Mihrija ndërsa bashkëshorti i saj është ulur në karrige. Sigurisht, ky veprim ka marrë vëmendjen e të gjithëve dhe ka shkaktuar shumë të qeshura.