Bie zjarr në Kalivaç të Lezhës, rrezikohen banesat

Një sipërfaqe e konsiderueshme toke është përfshirë nga flakët në fshatin Kalivaç, të Njesisë Administrative Ungrej në Lezhë.

Mësohet se  pesë hektarë shkurre, vreshta e pemë frutore janë djegur nga flakët, ndërsa janë rrezikuar edhe pesë banesa.

Afërsia e banesave me rrugën kryesorë ka bërë që zjarrfikësit të mund t’i shpëtojnë pa u përfshirë nga zjarri.

Pjesa më e madhe e flakëve është vënë nën kontroll, ndërkohë po punohet për shuarjen e plotë të tyre.


Shtuar 1.08.2023 22:18

Tags: ,