Humbën jetën për të shpëtuar njëra-tjerën, del fotoja e nënës me dy vajzat (FOTO LAJM)

Tragjedia në familjen Kola në Fushë Arrëz, tronditi jo pak opinionin publik. Në tentativë për të shpëtuar njëra-tjetrën, ndërruan jetë nëna së bashku me dy vajzat e saj.

Shtetaset, Prendushe Kola 43-vjeç, Sidorela Kola 15-vjeç dhe Emiljana Kola 18-vjeç ranë në kontakt me energjinë elektrike dhe për  pasojë humbën jetën.

Njëra prej vajzave ishte futur në dush për t’u larë, por patritur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Ajo më pas ka thirrur për ndihmë motrën e saj e cila ka pasur të njëjtin fat.

Pas tyre për t’i ardhur në ndihmë ka shkuar nëna, e cila sapo është futur në tualet ka humbur jetën.

Pas nënës, në ndihmë ka shkuar edhe djali i familjes, por fatmirësisht ka shpëtuar, duke marrë vetëm disa plagë të lehta./albeu.com