Procesi për zgjerimin e BE-së ka ndryshuar, Rama në Davos: Shumë vende të unionit nuk do t’i plotësonin kriteret sot

Kryeministri Edi Rama komentoi në Forumin Botëror Ekonomik për çështjen e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Rama tha se procedurat dhe kriteret që një vend të bëhet pjesë e familjes së BE-së kanë ndryshuar rrënjësisht.

Ai tha se shumë vende të unionit nuk do të anëtrësoheshin dotë në BE, duke marrë parasysh kriteret që BE kërkon sot.

“Procesi i integrimit ka ndryshuar plotësisht është bërë neurotik dhe i padrejtë çka është e mirë për ne pasi stërvitim nervat. Por nëse do të bënin të njëjtën gjë si po na e bëjnë ne, shumë vende të BE nuk do të ishin të afta të hynin vetë. Dhe nuk po flas për vende komuniste, por dhe nga themeluesit. Më besoni. Ky është realiteti”, tha kryeministri./albeu.com/


Shtuar 19.01.2023 20:45