Këto janë frutat që përmbajnë më shumë sheqer, kujdes me konsumin e tyre

Sheqeri që përmbajnë frutat nuk është i njëjtë me atë që gjendet në ëmbëlsuesit dhe sheqernat standarde si mjalti, sheqeri i grimcuar dhe agave. Sheqernat natyrale treten më lehtë nga trupi, tretja e tyre zgjat më shumë, kështu që ju ndiheni më të ngopur për më gjatë.

Natyrisht, kjo nuk do të thotë që konsumimi i tyre duhet të jetë i pakontrolluar, ndaj është mirë të dini se cilat fruta kanë përmbajtjen më të lartë të sheqerit.

Mango

Mango është e pasur me fibra, vitamina, minerale, megjithatë ka një përmbajtje mjaft të lartë sheqeri. Më konkretisht, një mango ka 46 gram sheqer. Nëse dëshironi të humbni peshë është mirë ta hani gradualisht dhe jo të plotë për të pasur nën kontroll totalin e kalorive që konsumoni.

Rrushi

Një filxhan rrush ka 23 gram sheqer. Kombinoni rrushin me fruta të tjera në një sallatë frutash freskuese dhe ushqyese.

Qershia

Qershitë kanë një shije të ëmbël dhe të shijshme, dhe kjo është pjesërisht për shkak të përmbajtjes së tyre të sheqerit. Një filxhan qershi ka 18 gram sheqer. Për shkak se është e lehtë ta teproni, në vend që të mbushni një tas plot me qershi, matni paraprakisht sa dëshironi të hani dhe vendosni vetëm ato në tas.

Dardha

Një dardhë e mesme ka rreth 17 gram sheqer. Bashkojeni me një mollë ose vendosni gjysmën në një tas me kos me pak yndyrë.

Shalqiri

Shalqiri është i pasur me ujë dhe elektrolite. Në verë është edhe një meze e lehtë pas plazhit, por mos harroni se përmban sheqer për këtë dhe konsumimi i tij duhet bërë me masë.

Fiku

Dy fiq të mesëm kanë 16 gram sheqer. Nëse jeni duke kontrolluar peshën tuaj, një alternativë është të prisni fikun tuaj në gjysmë dhe të vendosni pak djathë në gjysmën e fikut për të rritur marrjen e proteinave.

Banane

Një banane e mesme ka 14 gram sheqer. Për të kufizuar marrjen e sheqerit, mund të prisni një banane në gjysmë dhe të lyeni me pak gjalpë kikiriku.

Frutat me përmbajtje të ulët sheqeri janë avokado, mjedra, papaja dhe luleshtrydhet.


Shtuar 6.07.2023 22:45

Tags: ,