Kreu i MLS ka folur për ardhjen e mundshme të Messit

Kreu i MLS-së, Don Garber tha disa fjalë për ardhjen e mundshme të sulmuesit argjentinas, Lionel Messi.

“Kishte interes për Messin. Ne besojmë fort në formalitetin e rregullave. Tani ai ka një kontratë dhe duhet të vendosë se çfarë do të bëjë më pas.

Do të ishte mirë nëse Messi do të ishte në ligën tonë. Një lojtar i këtij niveli do t’i jepte shtysë të gjithë ekosistemit të vendit tonë. Nuk do të habitesha nëse thashethemet për Messin në veçanti vazhdojnë të bëhen më të mëdha”, tha Garber për Sky Sports.

Lionel Messi aktualisht luan për PSG në Francë. Kontrata aktuale e argjentinasit llogaritet deri në fund të sezonit. /G.D abcnews.al/


Shtuar 25.11.2022 12:29