Publikohen pamjet e përleshjes mes trajnerëve në përfundim të Bodo/Glimt-Roma (VIDEO)

Ndeshja mes Bodo/Glimt dhe Roma përfundoj me një fitore surprizuese për ekipin vendas, por ishte ajo çka ndodhi në përfundim të ndeshjes që mori vëmendjen e mediave.

Në dhomat e zhveshjes menjëherë pas përfundimit të sfidës shpërtheu një përleshje e ashpër mes stafeve të skuadrave me protagonist trajnerin e Bodo/Glimt, Knutsen dhe trajnerin e portierëve te Roma, Santos.

Pamjet filmike të marra nga kamerat e vendosura në dhomat e zhveshjes tregojnë të vërtetën mbi atë që ndodhi, pas versioneve të ndryshme të ngjarjes që treguan dy klubet.

 


Shtuar 13.04.2022 20:56