Nga Duma te Çupi, kush janë deputetët kritikë të Berishës që iu bashkuan protestës

Ndërsa po zhvillohet protesta e thirrur nga Sali Berisha sot në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë, shihet që i janë bashkuar dhe deputetë që janë kritikë ndaj ish-kryeministrit.

Mes turmave të protestuesve  janë deputetët demokratë Grida Duma, Dashnor Sula, Dhurata Çupi, si dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, me nënkryetarin e kësaj force politike, Petrit Vasili.

Ata kanë dalë sot në shesh për të protestuar kundër qeverisë Rama.


Shtuar 7.07.2022 20:27