I konsumojmë të gjithë, por sa kalori dhe sheqer kanë frutat e verës

Në muajt e verës frutat janë më të mirat për t’u konsumuar, pasi janë të freskëta, të shijshme dhe ne i dëshirojmë shumë më tepër se në dimër, duke arritur më lehtë 5 porcionet e frutave dhe perimeve që kërkohen çdo ditë.

Por sa kalori ka secila prej tyre dhe sa është idealja për të ngrënë?

Shumica e frutave nuk janë pa kalori për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit, por ajo që duhet të keni parasysh para së gjithash është fakti se ato janë kaq të pasura me vitamina dhe antioksidantë.

Shikoni më poshtë sa kalori kanë disa nga më të famshmet e stinës…

Shalqiri

Shalqiri është 5% sheqer, përmban 10 gram sheqer, më pak se shumica e frutave, ndërsa kaloritë e tij arrijnë në 30 për 100 gram, që është rreth 50 nëse hani një fetë të plotë shalqi.

Pjepri

Pjepri zë një vend ndër frutat më ushqyese, duke siguruar shëndetin e syve tanë. Sheqernat e tij janë pak më pak se ato të shalqirit, e po ashtu edhe kaloritë e tij, të cilat arrijnë në 45 në një fetë.

Kajsi

Kajsia është gjithashtu e lartë në listën e frutave më ushqyese, falë përmbajtjes së lartë të antioksidantëve. 100 gram, pra rreth 2 kajsi, japin 48 kalori.

Qershia

Qershitë janë ndër anti-inflamatorët më natyralë që ndihmojnë njëkohësisht në detoksifikimin e trupit tonë. Një filxhan me qershi të plota është 100 gram dhe ka 9 gram sheqer dhe 51 kalori.


Shtuar 22.06.2023 16:30

Tags: ,