Inzaghi: Forca e Inter-it është loja në grup

Duke folur për ‘Inter TV’, trajneri i zikaltërve, Simone Inzaghi, komenton ndeshjen e fituar në ekstrem ndaj Venezias.

“Duhet të rikuperojmë pak energji mendore, kemi shpenzuar shumë, kemi pasur ndeshjet njëra pas tjetrës kundër Lazios, Atalanta, Juventus, shkuam dy herë në shtesë, pastaj dikush do të shkojë në kombëtare.

Shpresojmë të rikuperojmë sa më mirë dhe më pas ta bëjmë ndeshjen e radhës në mënyrën më të mirë. Fitoret e shumta në extremis? Ne e dinim pas shortit që duhej ta besonim deri në fund dhe djemtë që hynë na dhanë një dorë të madhe.”

“E kam thënë që në ditën e parë, forca e kësaj skuadre është grupi, kam sinjale të vazhdueshme dhe skuadra po ecën në atë drejtim. Duhet të vazhdojmë kështu, duke e ditur që rivalët tanë nuk do të heqin asnjë pëllëmbë.

Dumfries? Ai ishte i mirë, por mendoj edhe për Vidalin, Vecinon, të gjithë të tjerët. Shpirti duhet të jetë ky, të gjitha në një drejtim./ h.ll/ albeu.com


Shtuar 22.01.2022 21:49