Berisha “trazon” Parlamentin, ndërhyn Garda e Republikës (VIDEO)

Gjatë fjalës së ish-kryeministrit Sali Berisha, seanca plenare është përfshirë nga përplasje mes deputetëve.

Nën/kryetarja e Parlamentit i ka ndërprerë fjalën Berishës me argumentin se koha e tij kishte përfunduar.

Menjëherë pas kësaj lëvizje, ka ardhur reagimi i ashpër i deputetit Flamur Noka, i cili ka kërkuar që Berisha të vijonte fjalën e tij.

Nga ana tjetër, Berisha nuk e ka lëshuar foltoren e Kuvendit, duke vazhduar fjalën e tij megjithëse pa mikrofon./albeu.com/