CR7 për rikthimin te United: Unë ndoqa zemrën time, por ka diçka që nuk shkon me këtë klub

Cristiano Ronaldo, gjatë intervistës së gjatë të dhënë për “The Sun”, tregoi gjithashtu arsyet e rikthimit të tij shumë të diskutuar në Manchester United. Ai mbrëmjen e djeshme ka dhënë një intervistë të gjatë, ku ka sulmuar hapur Manchester United si klub dhe trajnerin e tij aktual Erik ten Hag.

Lexo edhe: CR7 i shokon të gjithë: Asnjë nuk më do në ekip, ndjehem i tradhtuar

“Unë ndoqa zemrën time që të rikthehesha përsëri te Manchester United. Telefonova Ferguson dhe ai më tha që është e pamundur që unë të shkoja te Manchester City. Unë i thash që ok patjetër nuk shkoj atje. Por, që kur u largua Sir Alex nuk kam parë ndonjë evolucion në klubm asgjë nuk ka ndryshuar.

Mendoj se tifozët duhet ta dinë të vërtetën se unë u riktheva në klub sepse ndoqa zemrën time. Por ka disa gjëra brenda klubit që nuk na ndihmojnë të arrijmë nivelin e City, Liverpool apo Arsenalit. Një klub i kësaj madhësie duhet të jetë në krye për mendimin tim dhe për fat të keq nuk është”, është shprehur hapur fare Cristiano Ronaldo./ h.ll/albeu.com