Digjen dy makina në pronësi të të njëjtin person, në Vlorë

Dy makina janë djegur gjatë natës në Vlorë, më pronëso të shtetasit, Arjon Goro. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së ndodhur në Nartë, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

“Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 02:00, në fshatin Nartë, Vlorë, ka rënë zjarr dhe janë djegur dy automjete, në pronësi të shtetasit A. G., 49 vjeç, banues në fshatin Nartë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftim./albeu.com


Shtuar 10.11.2022 07:41