Procesi i zgjedhjes së Presidentit, Berisha: Ja kush është emri më i përzgjedhur nga grupi i PS

Ish-kryeministri Sali Berisha ka nxjerrë një emër si propozim të PS për President të Republikës.

Teksa sulmoi procesin për zgjedhjen e Presidentit të nisur nga maxhoranca, duke e cilësuar si një proces mafioz të Cosa-Nostra-s, Berisha tha se sipas statistikave të Edi Ramës, 2/3 të sekreteve i kanë shkuar Vali Bizhgës.

“Si mund ta karakterizojmë këtë proces nëse javën e kaluar folëm me fakte të pakundërshtueshme se Kongresi i PS-së ishte më i ngjashëm se çdo tjetër me një kongres të Cosa-Nostra-s, unë mund t’ju them se procesi i zgjedhjes së Presidentit nga një proces dinjitoz që duhet të jetë, është shndërruar në një proces tipik të Cosa-Nostra-s. Edi Rama për të zgjedhur Presidentin e Republikës ka zgjedhur procedurat më mafioze të emrave në zarfa sekretë. Po t’u pyes unë juve se cili ka dalë nga zarfat sekretë emri më i përfolur? A keni dëgjuar ndonjë emër ju? ua them unë. Nuk keni dëgjuar. Sipas statistikave të Edi Ramës, 2/3 të sekreteve i kanë shkuar Vali Bizhgës. Po çfarë mund të presësh tjetër, në një kohë kur emri i saj nuk figuron në asnjë zarf. Kësaj i thonë zgjedhje. prandaj i them unë zgjedhje si Cosa-Nostra. prisni tani kur të vijnë e-mailet e shoqërisë civile. Unë nuk po ua avancoj emrin, por do ua them javës tjetër”, deklaroi Berisha.