Familja në Berat e nis janarin me mort, humb jetën 14 vjeçarja

Një familje në Berat ka hapur dyert e zisë në këtë vit të ri për të përcjellë vajzën e shtëpisë vetëm 14-vjeçare.

Adoleshentja e cila jetonte në fshatin “Syzezë” në Urë-Vajgurore, Berat ka gjetur vdekjen pasditen e 1 janarit.

Vajza është gjetur nga familjarët në banesë pa shenja jete. Pasi është transportuar në spitalin e Beratit, mjekët nuk kanë mundur dot të bëjnë gjë për ta mbajtur në jetë.

Sipas njoftimit të policisë, viktima është shtetasja me inicialet E.Ç., 14-vjeçe.

Trupi i saj është dërguar në Morgun e Spitalit të Beratit ku po i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Paraprakisht, sipas policisë, dyshohet se vajza është vetëhelmuar me pesticide.


Shtuar 2.01.2020 10:01