Sherr për radhën në tualet, 17-vjeçari shqiptar i ngul thikën bashkëmoshatarit

Një konflikt ka ndodhur mes dy bashkëmoshatarëve në Itali, njëri prej të cilëve ishte shqiptar.

Sipas burimeve nga mediat italiane, 17-vjeçari shqiptar ka goditur me thikë një bashkëmoshatar pas një sherri se kush do hynte i pari në tualet.

Mediat italiane shkruajnë se adoleshenti shqiptar dhe ai egjiptian nisën të ziheshin për radhën. Pas sherrit verbal, shqiptari e goditi adoleshentin me thikë në dorë.

Një nga kujdestaret e konviktit ku jetonin të miturit ka dëgjuar britmat që vinin në korridor dhe ka shkuar menjëherë në drejtim të tyre.

Ajo ka gjetur 17-vjeçarin me plagë në dorë dhe e kanë dërguar në spital. Ndërsa shqiptari, i cili kishte hedhur thikën në tualet, është proceduar penalisht nga policia italiane. Dy të miturit jetonin në një strehimore në Bolonja.