U shfaq në gjendje të rënduar, Fjolla Morinën e mbyllin në spital

Fjolla Morina, prej muajsh ka shqetësuar ndjekësit në rrjetet sociale duke akuzuar me emra, sipas saj kokat e krimit të organizuar e vrasës. Ajo është parë në një gjendje të rënduar emocionale, teksa shpesh ka hyrë edhe “live” në Instagram dhe ka bërë akuza kundrejt kolegëve të saj.

Ishte vetë nëna e këngëtares e cila reagoi duke u shprehur se Fjolla ka probleme psiqike prandaj edhe po vepron në këtë mënyrë.

Ndërkohë së fundmi, n’ZOOM bën me dije se u shtrua mbrëmjen e djeshme në spital.

Fjolla Morina gjithashtu ka tronditur me deklaratën e saj për Vis Martinaj.

Ajo pretendon se e di kush është personi që fshihet pas zhdukjes së Martinajt dhe akuzon shtetasin D.K nga Shijaku.

“Kjo është ora e Vis Martinajt në dorën time, ma ka dhënë në klip. Këta e dinë çfarë kanë bërë me të dhe tani me mua e fëmijën tim çfarë duan të bëjnë?” shprehet këngëtarja./albeu.com/