Romancë me Charlie Chaplin? Zbulohet ana e fshehtë e Marilyn Monroe

Edhe pse kanë kaluar 60 vjet nga vdekja e saj, bota ende magjepset nga ikona e Hollywood-it, Marilyn Monroe.

Marilyn Monroe u dashurua nga shumë njerëz. Megjithatë, vetëm disa e morën me sukses vëmendjen e saj. Mes këtyre pak njerëzve, Charlie Chaplin Jr. dhe Edward G. Robinson Jr. janë ndoshta më të përfolurit.

Marrëdhënia e Marilyn Monroe me Charles “Cass” Chaplin Jr. dhe Edward “Eddy” G. Robinson Jr. është një nga momentet e rralla në jetën e saj, ende pa u bërë e famshme. Mirëpo, lidhja përfundoi papritur pa shumë detaje. Më pas Marilyn u pa me të fejuarin e saj dhe pas kësaj, filmi nuk jep më detaje për fundin. Cass dhe Eddy jetonin të mbuluar nga hijet e baballarëve të tyre të famshëm, ndërsa Marilyn e ndërtoi karrierën e saj nga e para. Të tre u bënë shumë të afërt. Ndërsa ajo luftonte me Marilyn Monroe-n e saj të re, dy të rinjtë ‘përqafuan’ Norma Jeane. Së bashku, ata e quajtën veten ‘Binjakët’, binjakë por tre. Marrëdhënia përfundoi kur Marilyn mbeti shtatzënë. Por më vonë, ajo vendosi ta abortonte fëmijën.

‘Blonde’ zbulon se Cass i kishte falsifikuar letrat që babai i Marilyn-it i shkruante asaj për vite me radhë. E vërteta doli vetëm pas vdekjes së Cass. Eddy e informoi Marilyn-in për vdekjen e Cass dhe i dërgoi asaj një kuti, në të cilën gjeti një arush pelushi që i ngjante atij që kishte në fëmijëri dhe një letër dedikuar asaj nga i ati.

Charles Chaplin Jr. ishte djali më i madh i aktorit të Hollivudit, Charlie Chaplin. Ai u martua dy herë dhe vdiq në Hollywood, Kaliforni. Krahasuar me Cass, Eddy Robinson Jr. kishte një karrierë më të suksesshme aktrimi. Ai luajti së bashku me Marilyn në ‘Some Like It Hot’.