Kosova shënon rritje të vdekjeve nga Covid-19, sot rreth 4 mijë raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 3.917 raste të reja me Covid-19 dhe 6 vdekje. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 617 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 162.950. Në total numri i rasteve aktive është 28.751

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.623 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.764.421 doza të vaksinës. Deri më sot 803.638 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./albeu.com


Shtuar 27.01.2022 15:33