Një makinë është përfshirë nga flakët pasditën e sotme.
Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, në zonën e Brrylit.
Sic mund t’a shihni edhe në videon e bashkëngjitur lajmit, makina e bardhë luksoze është përfshirë nga tymi ndërkohë që një person, mundohet ti shuajë flakët.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes në fjalë ndërkohë pritet një njoftim zyrtar mbi ngjarjen. /albeu.com/