Lajm i madh për tifozët e Realit, zbulohet data kur Hazard do të zbresë në fushë

Pas një mungese të gjatë Eden Hazard pritët të luajë në ndeshjen e së enjtes ndaj Real Sociedadit për çerekfinalen e Kupës së Mbretit.

Belgu kishte dëmtuar nyjën në ndeshjen e Ligës së Kampioneve ndaj Paris Saint-Germainit në muajin nëntor dhe që atëherë nuk ka luajtur.

Hazard i ka munguar në 14 ndeshje radhazi Realit, por tashmë tifozët e Realit janë më të lumtur se kurrë. /albeu.com/


Shtuar 4.02.2020 18:52