Thyhet akulli, Rama dhe Osmani shtrëngojnë duart dhe shkëmbejnë buzëqeshje në samitin BE-PB

Ka filluar pritja e liderëve të BE-së dhe atyre të Ballkani Perëndimor, për të marrë pjesë në samitin e rëndësishëm që po mbahet në Tiranë.

Një ndër të mirëseardhurat është dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila u prit nga Rama.

Ata shtrënguan duart dhe shkëmbyen buzëqeshje, duke treguar kështu se akulli mes tyre është thyer.

Në një prononcim për media, ajo tha se BE duhet të lëvizë nga fjalët te veprat sa i takon çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Është sipërmarrje e rëndësishme qoftë nga BE dhe Ballkani Perëndimor. Do të shfaqim këtë përbashkësi drejt BE për një proces. Jam këtu si udhëheqësja e një nga vendet më pro europian. E kemi treguar këtë në veprime kur vjen fjala për veprimet pro BE. Kemi dënuar agresionin rus. Na duhet që BE të lëvizë nga fjalët në vepra, siç është dhe liberalizimi i vizave për BE. Ky është një takim mes BE dhe Ballkanit Perëndimor, dhe jo negociata mes Kosovës dhe Serbisë. Është proces ne që besojmë te njohja e ndërsjellët. Ajo se çfarë po ndodh është se Maqedonia dhe Shqipëria po ecin me ritmin për t’u integruar në BE. Ne do lobojmë për të ecur para për të përçuar mesazhe të forta të Ballkanit Perëndimor. Ose je krah Rusisë ose krah Ukrainës, dhe kjo duhet të vlerë. Ky është sinjali që BE do i dërgojë mesazh të qartë Ballkanit Perëndimor. Të jemi në krahun e duhur të historisë, kjo duhet pritur. Vuçiç është vazhdimësi e një mendësie të vjetër. Ajo çfarë po tregon Kosova këto ditë, është e kundërta e asaj që tregon Vuçiç, shtrin dorën për dialog. Edhe pse ata nuk kanë kërkuar falje për krimet.”, tha Osmani.


Shtuar 6.12.2022 09:34