Vrau për hakmarrje 22-vjeçarin, e shkuara e errët e 40-vjeçarit që u ekzekutua në Tiranë

Mbrëmjen e sotme në Tiranë rreth orës 22:00 u ekzekutua tek Komuna e Parisit një 40-vjeçar.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se viktima është shtetasi Hekuran Billa, dhe u gjet i vdekur brenda makinës së tij.

Billa i cili dyshohet se është ekzekutuar me silenciator për shkak se nuk është dëgjuar krismë arme, nuk është i panjohur për policinë.

Viktima është me precedentë penal dhe dyshohet se vite më parë ka qënë autori i një atentati në Angli.

Hakmarrja:

Dyshohet se Hekuran Billa, ka ekzekutuar Prel Markun me plumb në ballë, në atë kohë 22 vjeç dhe dyshohet se vrasja ka ndodhur për hakmarrje. Billa rezulton i përfshirë në një rrjet prostitucioni në Angli.

Hekuran Billa, atëherë 28 vjeç, qëlloi Prel Markun, 22 vjeç, në Park Royal në 14 tetor 2006. Billa u shpall fajtor për tre akuza për vrasje në tentativë dhe vrasje të Prel Marku, dhe u dënua me burgim të përjetshëm, me një mandat minimal të rekomanduar prej 34 vjet.

Hekuran Billa, me origjinë nga Kukësi, është një emër i skanuar nga drejtësia angleze, i cili në vitin 2008 ka vrarë një person të identifikuar si Prel Marku. Hekuran Billa njihej edhe me emrin tjetër, si Herland Bilali.

Sipas vendimit të dhënë nga Gjykata angleze, lexohet se Billa është dënuar me burg të përjetshëm për këtë krim.

Pjesë nga dënimi:

“Vendimi i huaj Nr.T.20087287 datë 14.10.2008 të Gjykatës së Kurorës Snaresbook, Angli, të dhënë ndaj shtetasit shqiptar Hekuran Billa, i dtl.14. 09.1980, lindur në Kukës dhe banues në Domje Tiranë, i dënuar per veprat penale “Vrasje”; “Vrasje” mbetur ne tentative dy herë ; si dhe “Plagosja me dashje për të shaktuar lëndim të rëndë trupor”; vepra penale të cilat korespondojnë me veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, e parashikuar nga neni 79/dh i K.Penal të Republikës së Shqipipërisë.

Caktimin e dënimit me burgim të përjetshëm, për shtetasin shqiptar Hekuran Billa. Vuajtja e denimit per te denuarin Hekuran Billa, te filloje më datë 15.11.2007. Kunder vendimit lejohet ankim brenda 10 ditesh nga e nesermja e shpalljes ne Gjykaten e Apelit Tirane.

Kunder vendimit ka bere ankim per te denuarin Hekuran Billa, avokatet Ramiz Billa dhe Seit Zeqiri duke kerkuar nga gjykata lenien ne fuqi te vendimit persa i perket njohjes se vendimit penal të huaj Nr.T.20087287 datë 14.10.2008 të Gjykatës së Kurorës Snaresbook, Angli, të dhënë ndaj shtetasit shqiptar Hekuran Billa por duke i caktuar nje denim sa me te ulet.

Ne seancen e sotme gjyqesore te zhvilluar ne Gjykaten e Apelit Tirane prokurorja Fatjona Memcaj kerkoi te vendoset mospranimi i ankimit pasi eshte bere nga persona te palegjitimuar,”– thuhet në vendimin e marrë nga drejtësia shqiptare.


Shtuar 11.06.2020 20:51