Aksident i rëndë në Lushnjë, lëndohet gjithë familja

Një aksident ka ndodhur në Lushnjë para pak minutave.

Në aksident është përfshirë një mjet i cili ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë lënduar anëtarët e një familjeje që udhëtonin në të.

Njoftimi i Policisë:

Informacion paraprak

Sot më datë 19.06.2022, në aksin rrugor Lushnjë-Fier, në fshatin Gorre, shtetasja L. P., 56 vjeçe, banuese në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Peugeot” ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar vet drejtuesja dhe pasagjerët, shtetasi S. P dhe djali i tyre 17 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjës jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimet e shkaqeve të daljes nga rruga./albeu.com/