Kepa monstruoz, pritjet e tij ndaj Aston Villa “fshijnë” Mendyn (VIDEO)

Pesha e 80 milionëve të shpenzuara katër vite më parë nga Chelsea për ta blerë nga klubi spanjoll e ka dërrmuar për një kohë të gjatë Kepën, madje në verë ishte shumë pranë largimit nga klubi anglez.

Sot, Kepa Arrizabalaga ka zënë vendin e titullarit te Chelsea dhe nuk dëshiron të dorëzohet. 28-vjeçari përfitoi nga dëmtimi i Mendy, duke bërë paraqitje gjithmonë bindëse. 3 gola të pësuar në 7 ndeshje dhe 4 ndeshje me portën e paprekur.

Kështu, senegalezi, protagonist i madh i Champions League të fituar në vitin 2021, detyrohet të shikojë nga stoli mrekullitë e kolegut të tij, vendimtar ndaj Aston Villas me disa pritje të mrekullueshme. Sidomos ajo goditje nga Ings vetëm pak centimetra larg portës ishte pothuajse pritje e pabesueshme./ h.ll/albeu.com


Shtuar 17.10.2022 14:43