Policia shkon për kontroll në një lokal në Fier, përplaset me 4 të rinj klientë

Mbrëmjen e djeshme policia e Fierit ka shkuar për kontroll në një lokal në Fier, por katër djem të rinj kanë kundërshtuar veprimet e uniformave blu duke shkaktuar momente tensioni.

Për pasojë, policia ka arrestuar shtetasit, J.T, 20 vjeç, E.M, 23 vjeç, A.M, 22 vjeç dhe E.K 20 vjeç, banues në Fier.

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasit J. T., 20 vjeç, E. M., 23 vjeç, A. M., 22 vjeç dhe E. K., 20 vjeç, banues në Fier, pasi në një lokal në bulevardin “Ramiz Aranitasi”, 4 të rinjtë, të cilët ishin klientë në lokal, kanë kundërshtuar punonjësit e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, të cilët kanë qenë duke ushtruar kontroll për paligjshmëri, në këtë subjekt”, bën me dije policia./albeu.com