Aksident në Fushë Milot, detajet e para (VIDEO)

Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Fushë Milot.

Sipas burimeve, bëhet me dije se janë përfshire 4 automjete dhe deri me tani raportohet për një person te plagosur.

Gjithashtu mësohet se e plagosura është një vajzë nga fushë-Kruja.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa e plagosura është dërguar për mjekim në Spitalin Traumës në Tiranë.

Njoftimi i Policisë:

Kurbin / Informacion paraprak

Rreth orës 21:20, në Fushë Milot, shtetasi H.T., 39 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit të tij tip “Ford” me të cilin po lëvizte, duke u përplasur me trafikndarësen e rrugës.

Si pasojë e përplasjes me trafikndarësen, nga mjeti tip” Ford” janë shkëputur disa pjesë të tij, që kanë rënë mbi mjetin tip ” Audi” që po lëvizte në këtë aks rrugor, me drejtuese shtetasen K.D., e cila ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spital.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./albeu.com/