E rëndë në Kosovë, 55-vjeçari vdes teksa po drekonte në restorant

Një 55-vjeçar në Shtërpce të Kosovës ka ndërruar jetë papritur ditën e djeshme.

Burri fatkeq vdiq teksa po drekonte në një restorant.

Bëhet fjalë për shtetasin Miroljub Iliq, 55-vjeç.

Njoftimi i policisë

Shtërpce 20.04.2023 – 11:25. Raportohet se viktima mashkull kosovar, derisa ishte në një lokal duke u ushqyer, për një moment ka humbur ndjenjat.
Ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima është pa shenja jete.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Viktima është Miroljub Iliq, 55-vjeçar.


Shtuar 21.04.2023 09:48