Mbi 100 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar se sot janë konfirmuar 113 raste të reja me koronavirus, teksa janë testuar gjithsej 266 mostra.

Ndërkohë IKSHPK bën të ditur se janë shëruar 67 pacientë.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 36 raste, komuna e Ferizajt 15 raste, komuna e Gjilanit 12 raste, komuna e Prizrenit 11 raste, komuna e Mitrovicës 10 raste, komuna e Fushë Kosovës 6 raste, komuna e Vushtrrisë 6 raste, komuna e Drenasit 3 raste, komuna e Vitisë 2 raste, komuna e Skenderajt 2 raste, komuna e Suharekës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Gjakovë, Kamenicë, Malishevë, Obiliq, Pejë, Podujevë, Rahovec dhe Shtime.


Shtuar 1.07.2020 19:35