Chelsea fiton garën për Moises Caicedo, transferim rekord ne Premier League

Chelsea ka fituar garën për Moises Caicedon, duke arritur marrëveshje përfundimtare me Brightonin për mesfushorin kolumbian.

Lajmin e ka dhënë eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, i cili ka treguar edhe detaje të reja.“Moises Caicedo te Chelsea, e kryer! Marrëveshje e arritur dhe nënshkruar – ai do të bëhet transferimi rekord britanik”.

“ 115 milionë funte (133 milionë euro) plus bonuse të përfshira për Brightonin. Testet mjekësore janë caktuar.  Caicedo do të nënshkruajë deri më qershor 2031 me opsion për zgjatje deri në 2032”, ka shkruar Romano.


Shtuar 14.08.2023 08:43