Luizi kërkon falje mes lotësh: Për këdo që kam trishtuar, nuk kthehem dot pas

Luizi ka shprehur mbrëmjen e sotme pendimin për gjithë situatën e krijuar që nga prime i kaluar i “Big Brother VIP”. Këngëtari nuk ka mbajtur as lotët gjatë fjalës së tij ku ka thënë gjithashtu se dëshiron të vazhdojnë në shëpi edhe pse këtë e ka në dorë publiku.

Luizi kërkon falje mes lotësh: Dua t’i kërkoj falje kujtdo që mund ta kem trishtuar, mund t’i kem shkaktuar lot, ankth, i kërkoj falje produksionit dhe gjithë njerëzve që i ngriva buzëqeshjen dhe e kanë përjetuar keq. Unë mbrapa nuk kthehem dot, e di që s’do e harroj gjithë jetën. Nuk ka falje ajo që kam bërë. Dua shumë të rri në këtë shtëpi, por këtë e vendos publiku…Nëse rri brenda do eci përpara, nëse dal jashtë respekt dhe mirënjohje!


Shtuar 14.01.2023 21:56