Njihuni me gruan e Paredes, e njohu në moshën 8-vjeçare dhe në moshën 15-vjeçare ia dedikoi tatuazhin e parë!

Njihuni me Camila Galante, gruan e Leandro Paredes.

Camila lindi në 19 qershor 1992 në San Justo, ajo është saktësisht dy vjet më e madhe se Leandro (ditëlindja e tij është 29 qershor).

Paredes takoi gruan e tij të ardhshme kur ai ishte 8 vjeç. Camila është motra e një prej miqve të Leandros nga ekipi i të rinjve të Boca Juniors. Futbollisti nuk guxoi t’i rrëfejë ndjenjat e tij vajzës për një kohë të gjatë, vetëm në moshën 15 vjeç ai e ftoi atë për t’u takuar. Ajo nuk refuzoi.

Në vitin 2014, çifti u transferua në Itali: Leandro luajti pak për Chievo, dhe më pas përfundoi te Roma, ku u bë yll.

Dhe disa muaj para se të transferoheshin te Verona, të dashuruarit kishin një vajzë, Victoria.

Leandro tashmë në moshën 15-vjeçare e dinte se do të lidhte jetën e tij me Camilan. Ai bëri tatuazhin e parë, të cilin ia kushtoi vajzës. “Unë personalisht e lejova ta bënte atë. Sepse dija për ndjenjat e tij të forta për Camilën. Dhe atëherë e kuptova që kjo vajzë do të bëhej nëna e nipërve të mi”, tha nëna e Paredes.

Rrjetet sociale të Camila-s përbëhen pothuajse tërësisht nga foto familjare. /G.D albeu.com/


Shtuar 1.01.2023 12:46