Dikur të lidhur, Ledri i bën komentin ngacmues Dafinës por pendohet dhe e fshin direkt

“T’i kom dhon krejt” dhe “M’i ke dhon krejt”, janë dy rreshta nga këngët e reja të Dafinës dhe Ledrit që po bëjnë namin në rrjet. Shumë fansa vunë re që kënga e re e Dafit në bashkëpunim me Elgit Dodën e titulluar “Si mua”, kishte një pjesë teksti të ngjashme me një varg të Ledri Vulës. Kjo u mor si ngacmim i Dafinës ndaj ish-it, Ledrit.

Duket se këtë e ka vënë re edhe Ledri, i cili i ka komentuar këngëtares në postimin e saj të fundit, duke e kthyer situatën me humor.

“T’i kom dhon krejt”- ishte komenti i Ledrit të cilin më pas e fshiu.


Shtuar 23.08.2023 13:41