Akuzat/ Dënohet me vdekje reperi i famshëm në Iran (FOTO LAJM)

Reperi Saman Yasin është dënuar me vdekje pasi protestoi kundër regjimit Mullah në Iran. Reperi 27-vjeçar u arrestua në fillim të tetorit në një demonstratë në Teheran dhe tani është dënuar me vdekje. Sipas organizatave të të drejtave të njeriut, akuza ndaj tij është “luftë kundër Zotit”.

Në ligjin islamik, kjo i referohet edhe protestave kundër autoriteteve. Sipas shifrave zyrtare, më shumë se 1000 persona janë akuzuar që nga shpërthimi i protestave mbarëkombëtare në Iran. Këtë e ka bërë të ditur një zëdhënës gjyqësor të martën, siç raporton agjencia iraniane e lajmeve Isna.

Një burim anonim tha për mediat kundër regjimit se familja e Samanit ishte kërcënuar të mos flisnin për dënimin e tij me vdekje. Është e paqartë se kur do të ekzekutohet reperi.

Protestat në Iran erdhën nga vdekja e vajzës 22-vjeçare Mahsa Amini. Ajo u arrestua për shkelje të kodeve islame të veshjes. 22 vjeçarja vdiq në paraburgimin e policisë më 16 shtator. Që nga vdekja e saj, dhjetëra mijëra kanë demonstruar në të gjithë vendin kundër qeverisë.