Berisha me “çunat”, Basha me “gocat”, si u ulën liderat demokratë sot në Kuvend (FOTO LAJM)

Vendimi i Partisë Demokratike për të përjashtuar Sali Berishën nga PD ka shkaktuar tension, kritika e përçarje brenda PD. Basha u shpreh se vendimi për përjashtim ishte shumë i vështirë por i domosdoshëm ndërsa Berisha deklaroi se u shit për pazaret e kryedemokratit me Edi Ramën.

Edhe gjatë seancës së parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë, PD mori pjesë e përçarë në këtë seancë. Ish-kryeministri Sali Berisha nuk u ul në grupin parlamentar të PD por në radhët e fundit të Kuvend në krah të Fatmir Mediut, Tritan Shehut, Kreshnik Çollakut dhe mbështetës të tjerë të tij.

Kryedemokrati Lulzim Basha u ul me grupin e tij parlamentar, i qetë, dhe në fotot e shkrepura, duket sikur është ulur pranë grave të partisë Demokratike.

Hyrja në Kuvend:

Ndërkohë që sot, PD duhej të rikthehej e plotë në Kuvend, dy grupe demokratësh u nisën drejt parlamentit ku dhe u mbajt seanca e para për këtë legjislacion.

Fillimisht mbërriti Lulzim Basha i shoqëruar nga  Ervin Salinji, Agron Gjekmarkaj dhe Gazment Bardhi, figura të reja politika por me shumë angazhim në vitet e fundit nga radhët e demokratëve.

Ndërsa ish-kryemininistri Berisha u shëqërua nga Flamur Noka, Edi Paloka dhe Shehu, figura me shumë peshë në Partinë Demokratike. /albeu.com/