Lajm i keq për Napolin, Osimhen pëson dëmtim të shkallës së dytë dhe do të mungojë gjatë

Një lajm i keq për Napolin pas ndeshjes në Champions League kundër Liverpoolit.

Victor Osimhen ka pësuar një dëmtim të shkallës së dytë në kofshën e djathtë, me kohë rikuperimi që sigurisht do të jetë më e gjatë se një muaj.

“Siç ishte planifikuar, Victor Osimhen iu nënshtrua testeve diagnostike mëngjesin e sotëm, të cilat zbuluan një dëmtim të shkallës së dytë të kofshës së djathtë. Sulmuesi blu ka filluar terapinë ditën e djeshme”, ka qenë njoftimi i Napolit./h.ll/albeu.com


Shtuar 9.09.2022 12:09