Rusia kërkon mbylljen e grupit më të vjetër të të drejtave të njeriut në vend

Ministria e Drejtësisë në Rusi po kërkon mbylljen e grupit më të vjetër të të drejtave të njeriut në vend, Grupi i Helsinkit në Moskë (MHG). Ky veprim vjen në mes të një fushate të Kremlinit për të mposhtur kritikat për luftën në Ukrainë.

Mocioni u shfaq në faqen e internetit të ministrisë së më 20 dhjetor. MHG u krijua në vitin 1976 nga disidentë të njohur të asaj kohe, në shtëpinë e fizikantit dhe disidentit sovjetik, Andrei Sakharov.

Anëtarët grupit u arrestuan ose u detyruan të lëshojnë vendin, pasi u themelua MHG. Grupi ringjalli aktivitetin e tij në Rusi në fund të vitit 1980.

Marrë nga REL