Djali vret nënën dhe shoqen e saj në Romë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin italian ditën e sotme. Mediat vendase raportojnë për një vrasje të dyfishtë në periferi të Romës.

Dy gra, të moshës 65 dhe 76 vjeç u gjetën të vdekura në Trevignano Romano. Karabinierët e Compagnia di Bracciano ndaluan autorin e dyshuar në vendngjarje. Bëhet me dije se autori 34-vjeçar është djali i njërës prej dy grave, i papunë dhe me precendent penal. 35-vjeçari u transportua në spitalin Bracciano për trajtim të detyrueshëm mjekësor, ku po ruhet.

Lidhur me ngjarjen e rëndë autoritetet kanë nisur hetimet, për të rindërtuar dinamikën e vrasjes së dyfishtë. Ende nuk dihet motivi, ndërkohë që dy viktimat ishin fqinje me njëra-tjetrën.


Shtuar 6.06.2021 16:46

Tags: ,