Rama ironi me çështjen e Butrintit duke iu drejtuar Granoff: Mirëserdhe në klubin e të korruptuarve!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me çështjen e Butrintit, gjatë firmosjes së marrëveshjes mes qeverisë shqiptare me Fondacionin Amerikano-Shqiptar për krijimin e 100 laboratorëve “SMART” në shkollat 9-vjeçare të vendit.

Rama iu drejtua Michael Granoff, Drejtori i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, duke i thënë me ironi:  “Meqenëse kjo puna e Butrintit doli fuqishëm këtë muajin e fundit, unë doja që Michael Granoff, i cili është edhe shtetas shqiptar përveç të tjerave t’i bëja një urim publik sepse më në fund u pagëzua si i korruptuar. Kisha shumë kohë që prisja ta merrte dhe ky këtë pagëzim, të lahej në këtë ujin e baltës dhe të pagëzohej. Kështu që Michael mirëserdhe në klubin e të korruptuarve dhe jam i sigurt që do ndihesh më mirë”, u shpreh Rama.


Shtuar 17.05.2022 18:07