Prodhimi i naftës nuk rritet, SHBA-Evropës: Nuk të shpëtojmë dot për dimrin e vitit 2023

Prodhuesit amerikanë të naftës dhe LNG-së kanë paralajmëruar se nuk do ta shpëtojnë dot energjikisht Europën në dimrin e vitit 2023.

Kjo nuk mund të ndodhë as duke rritur më tej nxjerrjen e burimeve të energjisë.

Në fakt, ata parashikojnë se reduktimi i madh në eksportet ruse mund ta kthejë naftën mbi 100 dollarë për fuçi. Kjo është ajo që raporton Financial Times në një artikull të botuar në faqe të parë në lidhje me vendimin e Bashkimit Evropian për të pezulluar importet e naftës ruse nga fundi i vitit 2022.

“Prodhimi ynë është ai që është”, “nuk ka vend për rritje, as në naftë dhe as në gaz natyror”, thanë për FT përfaqësues të industrisë së energjisë amerikane.

“Nuk ka asnjë mundësi për të shpëtuar Evropën, as në një zonë dhe as në tjetrën.”

Siç dihet, Presidenti Biden ishte zotuar se do të ndihmonte Evropën në sektorin e energjisë për të përballuar reduktimet e ofertës që ka nisur pala ruse para dhe që nga fillimi i luftës në Ukrainë, por edhe pas sanksioneve.

Megjithatë, ai nuk mundi të bindte as sauditët, të cilët nuk pranuan të rrisin prodhimin e tyre, as prodhuesit amerikanë, të cilët besojnë se çmimi i naftës duhet të shkojë mbi 120 dollarë për fuçi, në mënyrë që të jetë e dobishme për ta të rrisin prodhimin.

Kujtojmë se industria e naftës dhe gazit natyror në SHBA realizoi superfitime vitin e fundit, duke “fshirë” dëmet e shkaktuara në industri nga pandemia dhe bllokimet, duke ulur çmimet e naftës në nivele negative në pranverën e 2020-ës.

Megjithatë, niveli i prodhimit nuk është rikuperuar ende – para pandemisë, SHBA pomponte 13 milionë fuçi naftë bruto çdo ditë, ndërsa sot pompon vetëm 12 milionë fuçi në ditë./albeu.com/