REAGIMI/ Pak minuta para protestës kombëtare, Rama tjetër hap pas (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pak minuta para protestët së qytetarëve kundër rritjes së çmimeve.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka deklaruar se Paketa e Rezistencës Sociale ndaj pasojave të krizës globale energjetike si edhe të luftës në Ukrainë mbi çmimet po merr formë përfundimtare.

Ky reagim i Ramës vjen pas disa tërheqjesh radhazi nga ana e qeverisë lidhur me nivelin e çmimeve, pas protestave masive të qytetarëve.

“������Kryeministria – Paketa e Rezistencës Sociale ndaj pasojave të krizës globale energjetike si edhe të luftës në Ukrainë mbi çmimet po merr formë përfundimtare������❤️”, ka deklaruar Rama./albeu.com/


Shtuar 12.03.2022 10:25