Ndodh edhe në Britani, Kryetari i Kuvendit sherr me deputetët: Mbylleni gojën, dilni përjashta!

Një moment tepër i pazakontë është regjistruar në Dhomën e Komunëve në Mbretërinë e Bashkuar.

Kryetari i parlamentit, Lindsi Hojl urdhëroi dy deputetë të një partie skoceze që të lënë sallën pasi po bënin shumë zhurmë.

Kjo situatë vijoi më tej dhe kryeparlamentari tepër i zemëruar i kërkoi rreshterit në krah të tij që t’i shoqëronte ligjvënësit jashtë Dhomës së Komunëve.