Rusia sulmon Kievin me raketa, raportohet për viktima

Forcat ruse goditën një kompani private me një raketë me rreze të gjatë veprimi gjatë natës në rajonin Vinnytsia të Ukrainës qendrore, thanë sot autoritetet ukrainase.

Sipas guvernatorit të rajonit, Serhii Borzhov, goditja shkaktoi dëme në ndërtesa dhe një numër të panjohur të plagosurish.

“Fatkeqësisht, ka viktima. Atyre po u ofrohet e gjithë ndihma e nevojshme”, ka shkruar ai në platformën e mesazheve Telegram. Forcat ajrore të Kievit thanë se rrëzuan një nga dy raketat e përdorura në sulmin rus.

Raketa u rrëzua mbi rajonin Kirovkhrad të Ukrainës qendrore, tha guvernatori për Telegram.

Rusia, e cila pushtoi Ukrainën në shkurt 2022, kryen rregullisht sulme ajrore ndaj objektivave ukrainas larg vijës së frontit.


Shtuar 1.09.2023 12:03