Inter ka gati ofertën e rinovimit për Perisic

Inter ka përgatitur ofertën e rinovimit për Perisic.

Kroati është duke shfaqur një performancë të jashtëzakonshme në këto dy sezonet e fundit me zikaltërit. Nën drejtimin e Inzaghit, anësori kroat është përmirësuar akoma edhe më  shumë dhe kështu Inter nuk dëshiron ta humbasë atë.

“La Gazzetta” shkruan se drejtuesit e klubit i kanë ofruar një pagë prej 5 milion euro plus bonuse në sezon, dhe Perisic duket se e ka pranuar këtë ofertë./ h.ll/albeu.com


Shtuar 18.02.2022 18:20