Plas sherri mes kushërinjve për një mur, plagoset me thikë një person

Një konflikt ka ndodhur pak minuta më parë mes 5 personave në Ersekë.

Burimet bëjnë me dije se personat janë konfliktuar për çështje pronësie, ndërsa i plagosur ka mbetur një person.

I plagosuri ende i paidentifikuar është plagosur me thikë.

Burimet bëjnë të ditur se njeri prej kushërinjve që janë konfliktuar është plagosur rëndë dhe është transportuar në spitalin e Korçës nga ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa të tjerët të përfshirë në konflikt kanë marrë plagë të lehta. Pasi kane marre mjekimin ne spitalin e Ersekës janë shoqëruar në komisariat veprime të mëtejshme.

Në këtë konflikt mësohet se janë përfshirë edhe njerëz që jetojnë prej vitesh jashtë shtetit, ndërsa burime theksojnë se sherri të ketë nisur pikërisht për zaptimin e tokave të njeri-tjetrit.

Ndërkohë në po të njëjtin vend njëri prej autorëve është munduar të largohet nga vendi i ngjarjes dhe në nxitim e sipër mjeti ka marrë përpara një shtetase femër, e cila është plagosur dhe transportuar në spital, por ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.


Shtuar 22.08.2020 19:22