Arrestohet maniaku nga Kosova që ngacmoi sek*ualisht dy të mitura në Durrës

Një shtetas nga Kosova është arrestuar  pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy të mitura në Durrës.

Njoftimi i Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrance 36 vjeçarin, banues në Kosovë, pasi ka ngacmuar seksualisht 2 shtetase të mituara 16 vjeçe.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

/albeu.com./


Shtuar 28.07.2023 14:45