Burg për Tahirin, ish-prokurori: Prokuroria e Gjykata qëndrime të ndryshme, kur mund të kërkojë ulje dënimi

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është dënuar nga Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me 5 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar i ulet 1/3 e dënimit. Vendimi final për ish-ministrin është 3 vite e 4 muaj burg.

Ish prokurori i Krimeve të Rënda Eugen Beci në “Radarin Informativ” në Abc News ka deklaruar se gjykata të gjitha veprimet i ka kualifikuar si shpërdorim detyre. Mos aplikimi i nenit 59 për Tahirin sipas Becit është i drejtë.

“Gjykata e lartë do të gjykojë mbi shkelje proceduriale.  Ne dëgjuam nga gjykata se të gjitha veprimet e Tahirit kualifikohen si grup kriminal. Por prokuroria ka pasur qëndrim tjetër. Pra të dyja kanë qëndrime të ndryshme. Gjykata të gjitha këto vendime e i ka quajtur mosveprime, duke mos kryer detyrën që i ka caktuar shteti ish-ministrit. Por ka të bëjë shumë të tepër dhe më gjerë. Sepse gjykata legjitimoi një akuzë. Organet që po ecin mund të zgjerojnë hetimet. Thelbi ishte te neni 59. Në këtë rast gjykata e ka hequr nenin 59”

“Nuk është shenja e barazimit. Vetë subjektet e dënuara janë të ndryshëm kemi të bëjmë me subjekt teknik dhe politik. Është detyrim i çdo gjykate që kur jep dënimin të japë dhe mënyrën si vuhet dënimi dhe vendi. Vaqari është burg i sigurisë së ulët, ka dhe të tjera. Prokurori që do mbikqyrë ekzekutimin që nga momenti që urdhëron ekzekutimin e vendimit të gjykatës do këqyrë dhe vendimin si do kryhet dënimi. Pasi të jetë kryer 2 e 3 e dënimit mund të ketë lehtësira për ish-ministrin, pra mund të kërkojë ulje dënimi”, tha ai.


Shtuar 4.02.2022 20:22