Lufta zëre se ka nisur! Ministria e Jashtme: Shqiptarë, largohuni nga Ukraina!

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i ka bërë thirrje shtetasve shqiptare që të mos udhëtojnë në Ukrainë, ndërsa kërkon nga ata që janë atje, të largohen menjëherë!

Kjo pas zhvillimeve të fundit në kufirin Ukrainës, ku duket se lufta është fare pranë dhe mund të shpërthejë nga momenti në moment.

Njoftimi:

‼️Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është duke ndjekur me kujdes zhvillimet pranë kufirit ukrainas.

��� Duke marrë parasysh rrezikun e besueshëm të përshkallëzimit të situatës, MEPJ këshillon të mos udhëtohet drejt Ukrainës.

❗Gjithashtu, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i bën thirrje shtetasve shqiptarë që të largohen nga Ukraina sa më parë.

Qytetarët e Republikës së Shqipërisë që ndodhen në Ukrainë mund të kontaktojnë për asistencë në numrat: +48 22 824 14 27; +48 501 194 910; ose

në adresat e emailit:

ambasada@albania.ëaë.pl; embassy.ëarsaë@mfa.gov.al;

[email protected]

ℹ️ Qytetarët shqiptarë ftohen që të informohen përmes kanaleve të komunikimit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme./albeu.com/


Shtuar 12.02.2022 12:38