"Prenë lidhjet me qytetarët", kush janë 11 kryetarët e PS që shkarkohen
Kryesia e Partisë Socialiste vendosi dje shkarkimin e 11 drejtuesve socialistë në disa bashki të vogla.

Shkak për këto shkarkime mësohet të kenë qenë vonesat e pajustifikueshme në riorganizimin e partisë.

Listën e kryeson kryetari i PS-së së Shkodrës, Arvit Osja dhe për të vijuar me kryetarin e PS-së në Tropojë, Abedin Katana; kryetarin e PS-së Përmet, Edvin Tuci; atij të Devollit Erold Begolli, atij të Selenicës, Nertil Ballaj apo edhe ai i Cërrikut, Gëzim Salla. Të gjitha këto, bashki që në pushtetin vendor drejtohen nga përfaqësues të PD dhe LSI.

Kryetarët e PS që janë propozuar për t’u shkarkuar

1. Arvit Osja – Shkodër
2. Gëzim Salla – Cërrik
3. Afrim Mikli – Dibër
4. Agron Ivani – Kurbin
5. Edvin Tuci – Përmet
6. Nertil Bellaj – Selenicë
7. Erold Begolli – Devoll
8. Edmonda Harizaj – Memaliaj
9. Abedin Katana – Tropojë
10. Elton Arbana – Shijak
11. Arjan Çepele – Ura Vajgurore
Shtuar më 24/10/2018, ora 11:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori