Përfshihet nga zjarri një banesë në Shkodër, vdes i moshuari (VIDEO)

Një zjarr ka rënë në një banesë në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Xhabie” dhe ka viktima.

Mësohet se ka humbur jetën një i moshuar me aftësi të kufizuara, i identifikuar me Musa Zeqiraj.

Burime për albeu.com bëjnë me dije se në banesën që u dogj kanë jetuar vetëm dy të moshuar. Fatkeqësisht 79-vjeçari ndërroi jetë nga asfiksia, ndërsa gruaja e tij është dërguar në spital.

Shkak i zjarrit është bërë shpërthimi i një bombole gazi, ndërsa zjarrfikset dhe policia ndodhen në vendngjarje

Njoftimi i policisë:

Shkodër/ Informacion paraprak

Më datë 03.02.2022, rreth orës 13:30, në lagjen “Salo Halili”, Shkodër, ka rënë zjarr në katin e parë të një pallati. Si pasojë ka gjetur vdekjen shtetas M. Z. 79 vjeç, dhe ka pësur djegie bashkëshortja e tij e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin Rajonal Shkodër.

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet PMNZ, ku kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 3.02.2022 13:56